Erion Veliaj goditet me vezë para takimit me artistët, ikën me vrap (Video)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka organizuar një takim sot për të dëgjuar artistët që vetë ai i ka përzgjedhur për t’u mbushur mendjen pse duhet shembur Teatri është qëlluar me vezë nga disa të rnij para se të hynte në takim. v2Veliaj i është shmangur me shpejtësi sulmit të parë, ndërsa ka marrë disa goditje me vezë në gjoks dhe në trup.
Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e sigurisë, të cilët kanë ushtruar dhunë dhe mbi të riun që ka qëlluar mbi Veliajn. Kryebashkiaku ishte në hyrje të një hoteli të njohur në zonën e 9-katësheve në qytet.
Vetë Veliaj ka qenë jo pak i tronditur nga kjo surprizë e pakëndshme që i ka dalë para, ndërsa ka ikur me vrap.
Duket se fakti që ka pasur pak njerëz të grumbulluar i ka krijuar kryebashkiakut idenë e një lëvizjeje të qetë, po jo sepse mes dhjetra protestuesve ka pasur dhe një të guximshëm.

vv 1

Artikulli paraprakNdërron jetë legjenda e “Tironës” Perikli Dhales, Basha ngushëllon familjen e tij
Artikulli tjetërBeteja për Teatrin, aktori-Veliajt: Ftesa jote farsë, s’na ke thirrur për dialog