Tenderët e fundit të kryebashkiakut Erion Veliaj janë vetëm për asfalt dhe pemë, në funksion të fushatës elektorale. Por, tani që dita e zgjedhjeve është edhe më afër, Veliaj po kujdeset të blejë njerëzit më afër kundërshtarëve. Këtë herë Lali Eri i ka lidhur kontratë Vladimir Metanit, dajës së kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rikonstruksioni i rrugës At Stath Melani”. Kjo është një rrugë lagjeje, e cila është ekzistente dhe ka nevojë për sistemim e një shtresë asfalt. Por, vetëm për kaq punë, Veliaj planifikon të shpenzojë 900 milionë lekë!Duke qenë se janë vënë në lojë kaq shumë para për një shtresë asfalt, Veliaj është kujdesur që t’ia bëjë dhuratë biznesmenëve të fuqishëm që të sigurojë financimin për fushatë dhe vota për fitore.
Pra, me sa duket daja e paska braktisur nipin dhe ka kaluar me Lali Erin!
Në dokumentet e tenderit tregohet se kanë paraqitur oferta 14 kompani, por 13 prej tyre janë skualifikuar nga gara që në fazën e parë për justifikime se nuk kanë paraqitur dokumente për eksperienca të ngjashme të mëparshme.Kështu, në garë mbeti vetëm oferta e bashkimit të operatorëve “RSM COMPANY” shpk & “DESARET COMPANY” shpk, me pronësi Agim Kolës dhe Vladimir Metanit. Në mungesë të konkurrencës ata kanë përfituar tenderin pa garë fare me ofertën 670 milionë lekë.
Theksojmë faktin se oferta e tyre ishte një nga më të shtrenjtat, sepse një tjetër kompani ka paraqitur ofertën me vlerë 570 milionë lekë. Pra 100 milionë lekë më lirë se oferta fituese dhe gati sa gjysma e fondit limit.
Kjo tregon se shuma prej 900 milionë lekësh që kishte akorduar Veliaj është një vlerë abuzive, ku pjesa më e madhe përvetësohet, ndërsa një pjesë përdoret për shtrimin e rrugës sa për të kaluar zgjedhjet.
Këtë dyshim e vërtetojnë faktet e mëposhtme: Duke zbuluar se kush janë fituesit e këtij tenderi tregohet qartë që Veliaj po mbush arkën e tyre sot që ata t’i financojnë fushatën nesër. Sikur përmendëm më lartë një nga fituesit është Vladimir Metani me firmën DESARET COMPANY” shpk. Ai është daja i Ilir Metës dhe është njohu për faktin se i financoi LSI-së (PL sot) fushatën në zgjedhjet e fundit lokale. Ndërsa këtë herë dajon Ilirit e ka blerë Lali Leku, për t’i financuar fushatën e tij. Epo oligarkët si Metani shkojnë atje ku ka flori! Ai gjithashtu njihet edhe për dhjetëra tenderë pa garë që ka fituar gjatë qeverisjes së Rilindjes.