Erion Veliaj kallëzohet në SPAK, çfarë pritet të ndodhë…

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar do të kallëzojë sot penalisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Përfaqësuesit e saj do ta dorëzojnë padinë për Veliajn pranë Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ndërsa e akuzojnë atë për “Shpërdorim detyre”.

Pedagogu i njohur, Ervin Goci, dhe njëkohësisht aktivist i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në një prononcim për mediat tha se deri më tani nuk është bërë publike asnjë informacion rreth projektit që ka bashkia për shembjen e kësaj godine. Sipas tij SPAK është një stres-test, ndërsa theksoi se do të shihet nëse ky institucion do të reagojë apo jo.

“Nuk kemi transparencë për projektin për teatrin. Nuk kemi asnjë informacion në lidhje me faktin se çfarë do të bëhet për këtë rast. Për ne këta duhet të çohen ne ato mekanizma të cilat shteti shqiptar, që është investuar për sistemin e drejtësisë.

Nuk ka rëndësi se çfarë besimi kemi ne, institucionet duhet të reagojnë, Nëse institucioni vepron, (SPAK) atëherë ka një rreze drite, një shpresë për popullin”, tha Goci.

Kujtojmë se ditën e djeshme përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u mblodhën para bashkisë së Tiranës ku kërkonin transparencë nga institucioni i bashkisë rreth projektit të Teatrit Kombëtar dhe deklaruan se nëse nuk e bënin këtë gjë do ta çonin në Gjykatë.

veliaj teatri 1

Teatri

teatri 1

Policia Private Teatri Kombetar

Artikulli paraprakPD: Atentati ndaj kryebashkiakut për prishje pazaresh droge, ish-shoferi i ka financuar fushatën elektorale
Artikulli tjetërRama nuk u jep invalidëve pensionet dhe ndihmën ekonomike, reagon Berisha: Për vete zhgërryhet në luks