Erion Veliaj, mashtruesi që s’mund të urrehet, por vetëm të përçmohet

Nga Rigels Seliman

Ka njerëz që i urren për atë që kanë bërë, por ka të tjerë që thjesht të ngjallin neveri. Erion Veliaj bën pjesë në këtë kategori të dytë. Jo sepse është ndonjë strateg i madh i së keqes, por sepse ka ngritur mashtrimin në art dhe e ka shitur për idealizëm.

I njëjti njeri që dikur predikonte aktivizëm me “Mjaft”-in, përfundoi duke u pasuruar në kurriz të qytetarëve të Tiranës, sikundër thotë SPAK. I njëjti që qante për të varfrit, u bë një nga më të pasurit e politikës. Dhe ndërsa SPAK-u e çoi pas hekurave, ai u ankua se po i linin “djalin jetim”, sikur të ishte një viktimë e një padrejtësie historike dhe jo një politikan i kapur duke vjedhur, sikundër thotë SPAK në dosjen hetimore, ku përmënden edhe tangat e Ajolës

Ndërkohë mediat e kapura dhe disa artistë po i bien violinës së vajtimit për Veliajn, por harrojnë se për 30 vjet qeverisje, politika shqiptare ka lënë popullin pa brekë. Ndërkohë, Edi Rama, që ditët e para u përpoq ta mbrojë, tani e ka harruar fare, duke treguar se në politikë miqësia zgjat vetëm deri në momentin kur bëhesh i padobishëm.

Arrestimi dhe burgosja e Veliajt nuk është ndonjë tragjedi kombëtare. Ai është thjesht një shembull i radhës i një politike që ha bijtë e saj, ashtu siç ata kanë ngrënë pasuritë e qytetarëve. Dhe për këtë, ai nuk meriton as urrejtje, thjesht përçmim.

Artikulli paraprakDo të përfaqësojë Demokratët Euroatlantikë në Vorë, Rajmond Dervishi: Është koha të ndryshojmë konceptin e politikanëve plaçkitës
Artikulli tjetërKokat e grupeve kriminale përballë drejtësisë