Rasti i Parashqevi Simakut është një nga çështjet e debatuara shumë ditë në ambientin publik shqiptar.
Mediat dhe rrjetet sociale shpërthyen pas një videoje të publikuar nën kontroll të plotë.
Pikërisht kur SPAK-u kishte kontrolluar shtëpinë e Erion Veliajt, në momentin kur bashkëshortes së tij i ishin ngjetur rreth 115 mijë euro në kasafortën e zyrës së saj, kur Ajola Xoxa dhe vëllai i kryebashkiakut Arbër Veliaj kontrolloheshin, del një video me urdhër të Erion Veliajt.
Kjo video shpërtheu në rrjet, a thua se Parashqevi Simaku ishte konstatuar e varfër dhe e braktisur pikërisht dy javë më parë.
Kishte vite e vite që fati i keq kishte ndjekur Parashqevinë. Por përse u përdor?
U përdor pikërisht në momentin kur Erion Veliaj u detyrua të publikonte tigra, të mohonte familjarët nën hetim dhe në fund t’i lutej SPAK-ut që ta kontrollonte sa më mirë.
Ajo që ndodhi ishte një skemë e qartë, e dirigjuar nga kryebashkiaku për të hequr vëmendjen.
A thua se nuk ka këngëtarë të mëdhenj Shqipëria si Parashqevia me të njëjtin fat?! Po, ka edhe më keq. Janë tërhequr diku atje, ndoshta edhe me një pension të vogël si lëmoshë.
U gjet Parashqevia në një video të bërë disa kohë më parë, pikërisht në një moment të caktuar, duke çuar dikë ta filmojë dhe më pas administrata dhe stafi i Erion Veliajt e dërgonte nëpër mediat kryesore në vend.
Videos i dhanë peshë edhe në rrjetet sociale, si e si të hiqej vëmendja nga kryebashkiaku i Tiranës, i cili ishte kontrolluar dhe më në fund e pranoi se po i hetohej pasuria dhe kishte dyshime të forta për vepra penale si korrupsioni, pastrim i produkteve të veprës penale, mosdeklarim dhe fshehje pasurie, apo shpërdorim detyre.
U përdor Parashqevia për të hequr vëmendjen e opinionit publik nga Erion Veliaj.
Në fakt, vëmendja e Erionit nuk ikën as nga Parashqevia, as nga 10-të si ajo që kanë pasur një fat të keq në rrugët e botës, se historia e Parashqevisë dhe tragjedisë së saj nuk filloi dje apo këtë javë, ka vite e vite.
Por, në fund kryebashkiaku i Tiranës kujton se duke hequr vëmendjen do të shpëtojë. Një gjë është e vërtetë, po ka shkelur ligjin nuk shpëton dot, po ka vjedhur dhe abuzuar nuk shpëton dot, pasi i janë tredhur b*let e hekurit kur dërgonte mesazhe se kishte SPAK-un nën kontroll dhe bënte çfarë të donte ai.
Ditën që oficerët e BKH-së i trokitën te dera i treguan se ai është një lepurush i vogël i tredhur dhe asgjë më shumë sesa kaq, një frikacak që shkoi dhe mohoi deri bashkëshorten, duke thënë se nuk ka hetim ndaj meje, por po hetohet Ajola.
Tashmë Veliaj po përdor fatin e keq të këngëtarëve dhe personave publikë, thjesht dhe vetëm për propagandë të fëlliqur, e cila në fakt shkon deri në neveri./ CNA.al