Ernest Muçi lojtari më i shtrenjtë në Poloni, ja vlera e kartonit

Ernest Muçi s’do e kishte menduar para disa muajve se në moshën 22-vjeçare do ishte lojtari më i vlefshëm në Poloni. Sulmuesi i Legias së Varshavës vlen 8 milionë euro dhe askush nuk ka një çmim të tillë në elitën polake.

Me kontratë deri në verën e 2025, Legia kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij, me Fulhamin në Premier League që po bën sondazh për djaloshin e Kombëtares. Në vetëm një vit, vlera e tij u rrit me 6.5 milionë euro dhe tanimë kap shifrën 8 milionë në “Transfermarkt”.

Gjatë këtij sezoni Muçi ia ka dalë të shënojë nëntë gola në të gjitha kompeticionet, duke qenë pjesë e pandarë e kuqezinjve të Sylvinhos, paçka jo shumë minutave të besuara nga braziliani.
640 0 yrftd 406
Nëse kthehemi në shkurtin e 2021, Legia pagoi vetëm 500 mijë euro te Tirana për të bërë të vetin Muçin. Epo, duket një biznes fitimprurës për polakët, që kanë arritur t’i rrisin vlerën djaloshit në tetë milionë euro.

Exit mobile version