Ervin Salianji reagon ndaj Ramës: Rinia dhe profesionistët u larguan nga qeveria. Në 25 prill do të bëjmë ndryshimin!

8 vitet e Edi Ramës në pushtet do të mbahen mend për ikjen masive të rinisë dhe të shtresës së mesme. Kjo është vdekja e vërtetë klinike që pësoi vendi keto 8 vjet. Rinia iku për të mos u ndier e përbuzur në vendin e vet, nga qeveria e vet, profesionistët ikën për të mos u ndierë të poshtëruar nga një kryeministër që zgjodhi të qeverisë me të paaftë, kriminelë, me trafikantët e drogës, të vajzave e grave, me llumin e shoqërisë!

Në 25 prill do të bëjmë ndryshimin! Do risjellim shpresën dhe besimin se ky vend bëhet! Mjafton një kryeministër si Lulzim Basha dhe qeverisje njerëzore dhe me plan për të drejtuar reformat që na duhen. Në 25 Prill, Edi Rama humb, Shqipëria fiton!

Artikulli paraprakÇomo dhe Bozo në listën e PS/ Rushaj: Shqiptarët nuk gënjehen me këto truke e makijazhe që bën Rama
Artikulli tjetër“Rama, problemi i Shqipërisë”, PD: Shqiptarët të lodhur nga premtimet boshe të Ramës. Pa e larguar nuk ka ndryshim!