Ervis Martinaj financoi dhe organizoi planin, ndërsa ish-deputeti i PS-së e porositi! Zbardhen rolet e bosëve të krimit për eliminimin e Durim e Valter Bamit

Janë zbardhur rolet e bosëve të krimit në vend në planifikimin planit për elimimin e vëllezërve Durim dhe Valter Bami.

Referuar bisedave të realizuara nga përdoruesit e SkyECC të zhvilluara mes shtetasve Arben Ndoka “A09C41”, Samuel Ndoka “HRGZ7E”, Arian Tuku “4CSJQH dhe 4SV660”, Ervis Martinaj “NP8LS4”, Jozi Kraja “SGZE20”, Astrit Avdyli “TEDV40”, Arben Mërkuri “N8TA74”, Aldo Avdyli “Q1CTJT”, Gentian Bejtja “CSEC2N”, Emiljano Shullazi “U2BA3G”, Blerim Abazi “723877”, Elvis Ndreca “VGRF6O”, Gjin Ndoj “QPDLP7”, Naim Stafuka dhe persona të tjerë ende të pa identifikuar, del në pah organizimi i këtyre shtetasve me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.

Evidentohen personat e interesuar për realizimin e vrasjes, financuesit, personat e angazhuar për lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami, vendi ku do të strehohen ekzekutorët para vrasjes, vendi ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët, personat që do të ndjekin gjithë lëvizjet dhe vendi ku do të kryhet ekzekutimi. Më konkretisht roli i secilit prej të dyshuarve në kryerjen e veprave penale është si më poshtë:

Shtetasi Arben Ndoka ka pasur rolin e financuesit, porositësit për vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Mërkuri, Aldo Avdyli dhe lidhjet e tyre. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 09.12.2017.

Shtetasi Arian Tuku ka pasur rolin e organizuesit, financuesit dhe koordinimit të të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë ngjarje, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Shtetasi Samuel Ndoka, ka pasur rolin e organizuesit, koordinimit të aktorëve në terren, kantaktin me ekzekutorët, sigurimin e armëve me qëllim ekzekutimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Vrasja do të kryhet në shenjë hakmarrje për vrasjen e babait të tij shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 09.12.2017.

Shtetasi Ervis Martinaj, ka pasur rolin e financuesit, sigurimit të logjistikës dhe informacioneve për lokalizimin e shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.

Shtetasi Jozi Kraja, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Shtetasi Astrit Avdyli, ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Astriti ka angazhuar shtetasit Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli me qëllim realizimin e vrasjes për llogari të shtetasit Arben Ndoka.

Shtetasi Arben Mërkuri (ka ndërruar jetë në vitin 2022), ka pasur rolin e ekzekutorit të shtetasve Durim dhe Valter Bami për llogari të shtetasit Arben Ndoka.

Shtetasi Aldo Avdyli, ka pasur rolin e ekzekutorit të shtetasve Durim dhe Valter Bami për llogari të shtetasit Arben Ndoka.

Shtetasi Gentian Bejtja (ka ndërruar jetë në vitin 2024) ka pasur rolin e lokalizimit të shtetasve Durim dhe Valter Bami me qëllim vrasjen e tyre. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar vendin ku fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutoret dhe strehimin e tyre deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Shtetasi Naim Stafuka, në bashkëpunim me Gentian Bejtja kanë pasur rolin e lokalizimit të shtetasve Durim dhe Valter Bami me qëllim vrasjen e tyre për llogari të shtetasit Arben Ndoka. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar vendin ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët dhe strehimin e tyre deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Shtetasi Emiljano Shullazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami dhe informimin e shtetasit Arben Ndoka në lidhje me këto informacione.

Shtetasi Blerim Abazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Shtetasi Elvis Ndreca, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkepunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasit Durim Bami.

Shtetasi Gjin Ndoj, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Shtetasi Marklen Haka ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për lokalizimin e shtetasit Durim Bami me qëllim vrasjen e tij. Këta informacione Markleni i ndante me shtetasin Emiljano Shullazi.

Exit mobile version