Një nga arritjet më të dukshme të sezonit aktual për Qazim Laçin është numri i ndeshjeve që ka luajtur titullar me Spartën e Pragës.
Nga 17 ndeshjet e fundit, Laçi ka startuar në 16 prej tyre, duke u bërë një lojtar i pazëvendësueshëm për trajnerin e tij. Ky nivel angazhimi tregon përkushtimin dhe aftësinë e tij për të udhëhequr mesfushën e ekipit të tij, duke kontribuar si në aspektin mbrojtës, ashtu edhe në atë sulmues.
Ndërkohë, në total nga fillimi i këtij sezoni, Laçi është angazhuar në 44 takime me Spartën, ku ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar 7 herë. Këtu përfshihen takimet në kampionat, Kupë dhe në Ligën e Kampioneve. Ai ka luajtur titullar edhe me Kombëtaren në 8 ndeshje.