Ish presidenti i vendit Bamir Topi tha nga studio e News 24, se midis Berishës dhe Bashës zgjedh të mbështesë Bashën.
I pyetur për përfshirjen e tij në politikë dhe në linjën me kreun e PD-së, Lulzim Basha, Topi tha se në binomin Berisha-Basha do të mbështesë këtë të fundit.
Bamir Topi: E inkurajoj, sepse ka nevojë për zëra të tjerë.
Aty nuk ke shans për të mbështetur, se aty ose do gjuash në karrige, ose do hash ndonjë karrige kokës. Situata është tepër e rëndë. Situata që shihet në Parlament, është tepër e rëndë.
Jam shumë i interesuar për politikën, sepse është politika për vendin tim.
Do i sugjeroja atë që është e vështirë ta bëjë.
Njerëzit që realisht mund të mbështesin Bashën do të shtoheshin në numër, vetëm në rastin kur të bëjë transparencë të plotë të marrëdhënieve me Berishën në kohën e vendimmarjeve të mëdha politike.
Në binomin Basha – Berisha unë sigurisht do mbështes Bashën, por është koha e një trajektoreje të përfunduar, dhe është koha që një politikan ndonëse ka bërë gabime ka mundësi të gjenerohet, por jo i vetëm. Duhet të krijojë ekip, të krijojë bindje.