“Është dikush që bëhet me një legen…”, si nxirreshin emrat e informatorëve të policisë tek Pëllumb Gjoka

Një pjesë e konsiderueshme e rrjetit sekret informativ në Policinë e Shkodrës, tradhëtohej nga vetë policët e kësaj drejtorie, të cilët informonin Pëllumb Gjokën dhe lidhjet e Behar Bajrit, se kush informonte strukturat e policisë për veprimtarinë e grupit.

…është dikush që bëhet me një legen që më jep informacion mua, ta s’qaroj kur të takoj. Po ai legeni ngeli duke folë për ty, e ke parasysh të ka bërë padrino…”-i thotë Hasanbegaj, Pëllumb Gjokës.

Mes shumë bisedave që janë zhvilluar në “Sky” mes Gjokës dhe Ardit Hasanbegaj, ky i fundit e informon Pëllumb Gjokën se ka vënë disa numra në përgjim, të cilët mendohen se janë në përdorim nga Ibrahim dhe Muhamed Lici, dy vëllezërit në Shkodër që ishin piketuar për tu vrarë.
…Ishalla të mbajë këtë numër ai motër q***, edhe mbarojmë punë. Ai tjetri që kemi çuar për përgjim e ka ai i vogli, është konfirmuar. Po flet rrallë, shumë rrallë…”-i thotë Pëllumb Gjokës, Ardit Hasanbegaj.

Ndërkohë në 20 Gusht 2020, Hasanbegaj informon Pëllumb Gjokën se kishte pyetur një Suad Lici nga Velipoja, pasi ai ishte paraqitur në polici për të bërë një kallëzim penal.

Në atë kohë mësohet se Suad Licit, i kishin vendosur një gjobë financiare dhe ai kishte bërë denoncim në polici, për ta ndjekur problemin me shtet.

…Ore po një Suad Lici, ka në Velipojë? Suadin e kam pyetur…” i shkruan Pëllumbit, zv/drejtori i policisë Shkodër Ardit Hasanbegaj.

Pëllumbi ia kthen “…jo në Velipojë…”.

Ndërkohë Hasanbegaj vijon duke i thënë si më poshtë vijon:

…Mos është kasap? A ka kështu thertore? Të kuptoj, të sqaroj unë..jo jo qënka një Lici tjetër, ngatëroj emër. Është dikush që bëhet me një legen, që më jep informacion mua. Të s’qaroj unë kur të takoj. Po ai legeni ngeli duke folë për ty. E ke parasysh, të ka bërë padrino. Por pashë që kishte komunikim me një mbiemër Lici dhe thashë ç’ne ky me këta…”.

Kjo dhe shumë biseda të tjera tregojnë se ndikimin që kishte Pëllumb Gjoka, tek administrata e Policisë së Shkodrës, të cilët informonin në mënyrë të rregullt Gjokën jo vetëm për kallëzimet dhe njerëzit që pyeteshin për hetime të ndryshme, por informacionet shkonin dhe deri tek rrjeti i informatorëve të Policisë së Shtetit.

Exit mobile version