“Është kartë e djegur”, Basha: Nuk merrem me zotin Meta, as me mashat e tij!

Kreu i PD Lulzim Basha, në një konferencë për mediat, foli në lidhje me shkuarjen e kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në SPAK dhe ish presidentin Ilir Meta.

Ai ka deklaruar se zoti Meta për të është “kartë e djegur”.

“Nuk merrem me zotin Meta, as me mashat e tij. Punë kemi me zotin Rama, me zotin Veliaj. Zoti Meta është kartë e djegur”, tha ai.

Mbi shkuarjen e Veliajt në Prokurorinë e Përgjithshme, ai tha se kërkohet drejtësi për qytetarët.

“Kur dikush është në SPAK për korrupsion i denoncuar me qindra herë nga unë, të marrësh flamurin pasi ka shkuar në Spak më duket shije e shpifur.
Nuk është hakmarrje ndaj Veliajt, por drejtësi për qytetarët, sidomos atyre të Tiranës kur kryeqyteti u përdor li lavatricce për pastrimin e parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Veliaj zbuloi vërtetë në ç’gjendje mendore ndodhet kur tha se ikur te prokurorët si koleg”, tha ai.

Exit mobile version