Eshtë koha të bashkohemi kundër kësaj bande horrash dhe kriminelësh në pushtet

Beneta SHENA

Shqiptare te ndershem pa ndasi bindje politike qe sot jetoni dhe shikoni LIVE se ku eshte katandisur nga banda e horrave ne pushtet atdheu yne, Shqiperia !

Miq te mi, intelektuale dhe njerez te thjeshte e punetore, e kam pare gjate bisedave tona te perditeshme reagimin tuaj gjate ketyre diteve.

Punonjes te FNSH apo rendit dhe cdo ushtaraku me uniforme i kerkoj qe vetem nje cast te heqin uniformen dhe te reagojne per keto qe po shohin dhe degjojne per kete lukuni horrash qe i drejton kunder nenave, motrave, baballareve dhe vellezerve te tyre me gaz, sprite piperi dhe shkopa gome.

Prokurore dhe Gjyqtare te ndershem, qe cdo dite shikoni koleget tuaj te kapur politikisht, si marrin vendime per burgosjen e opozites dhe protestuesve qe kerkojne demokraci, zgjedhje te ndershme, largimin dhe denimin e horrave e banditeve ne pushtet

Intelektuale te ndershem qe sot po shikoni e jetoni shkaterimin e arsimit dhe merites e se si kthetrat e krimit ju kane rrembyer dhe te vetmen strehe qe kishit Akademine e Shkencave.

Studente qe mund dhe keni mundesine sot te beni ate qe ne Dhjetor 1990 nuk mundem te benim plotesisht studentet e atehershem.

Beteja per shembjen e diktatures eshte detyra jone e perbashket, eshte nje beteje e shenjte dhe pa kthim,

Sot kercenohen seriozisht, liria, fjala, jeta, siguria, po na vrasin shpresen dhe te ardhmen.

Do ta vuajme NJESOJ dhe GJATE nese sot nuk bashkohemi kunder kesaj bande horrash dhe kriminelesh te ndyre ne pushtet.

E keqja nuk shkulet lehte, aq me shume kur ajo me metastazat e saj ka mberthyer cdo institucion te ketij vendi.

Na kane marre voten per te na marre gjithshka deri shpirtin.
Jane kapur me ze dhe figure per kete.

Po na vjedhin çdo dite pa ndalim, me grykesine e tyre te pandaleshme. Na kane lene vetem ajrin ta thithim gratis.

Do t’i pranojme nenshtrimin ne heshtje apo do te ngrihemi te gjithe e te shkulim nga rrenjet te keqjen qe po na merr shpirtin.

Te gjithe bashke nuk ka diktature qe na ndalon.

Nuk ka detyrim me te madh ne jete te bejme me te miren, per vendin dhe brezat qe vijne!

64493986 2226982410670212 852940699228700672 n

Exit mobile version