Është koha të braktiset Berisha

Nga Zef Ndreka

Kuvendi i 2 Dhjetorit i vuri vulën përfundimisht Foltorës dhe premtimit të Berishës për një PD më të bashkuar, me të fortë e per te rrëzuar brenda gjashtë muajsh regjimin e Ramës.

Kuvendi i tyre, noterizoi Partinë Berisha, madje krejt hapur përgatitet për trashëgiminë drejt Argitës, tjetër non grat-a nga SHBA-të.

Jo se prisnim ndonjë prodhim të ri nga ai Kuvend i non grata-ve, i kullave, i të korruptuarve, i kriminelëve të demokracisë. Por ai Kuvend, ndryshe nga gjithë të tjerët, nuk diskutoi, nuk shfaqin asnjë alternativë, nuk prodhoi asnjë ide apo program politik.

Spektakli në Pallatin e Kongreseve, u kthye në një thirrje të hapur për revolucione dhe mosbindje civile, duke eliminuar de facto gjithë armët që ka në të vërtetë një forcë politike siç është fjala, idetë dhe programet.
Demokratët që mbështetën Berishën deri më dt 2 Dhjetor, tashmë janë bindur se janë përdorur dhe duan të përdorën “mish për top”.

Këtë kërkon Berisha, vetëm të sjellë anarki e mundesisht të arrije deri në një luftë civile.
Shembullin e nis me deputetët në Kuvendin e Shqipërisë që tentojnë ti vënë zjarrin sallës së Kuvendit, duke goditur tempullin e demokracisë dhe tempullin e sovranitetit.

Drejtësia duhet të veprojë menjëherë. Pa u trembur e me guxim të bëjë arrestimet e duhura e të normalizohet jeta politike dhe parlamentare në një shtet të se drejtës.

Hallet e Berishës dhe disa ndjekësve të tij, nuk janë hallet e demokratëve, as të opozitës, as të shqiptarëve që presin ndryshimin, por në rrugë demokratike.

Berisha dhe familja e tij duhet të braktisën menjëherë, pasi menjëherë do të çlirohen nga hipnotizuar e tij.

Rruga e demokracisë është e gjatë, dhe jo e lidhur me emra të përveçëm. Për më tepër në forcat e djathta politike, ku trashëgimia e pushtetit është e ndaluar.

Sot, imperative është bashkimi i demokratëve anembanë vendit, dhe ambjentimit brënda një forcë politike si psh brënda PD-së të grupimeve të fraksioneve të ndryshme politike, pa patur nevojë të përjashtohet asnjë nga Partia.

Krijimi i fraksioneve, jo vetëm do të mblidhte e forconte PD-në, por do ta ushqente në rritje përmes ideve të ndryshme, ndërkohë do të kishim edhe një bashkëjetesë më normale ndërmjet demokratëve, opozitarëve.

Kjo mund të arrihet, kur grupi i mbështetësve të Berishës, Bashës, Bardhit etj faktor opozitarë të gjenin forcë e argumente të ulën për një union të tillë të një PD-je le ta quajmë të rithemeluar. Ku të merrnin pjesë gjithë përsonalitetet e politikës të përjashtuar që nga ’91 e në vazhdim.
Ndryshe, misioni i PD-së duhet konsideruar i mbaruar.

Per te arritur unionin që citava më sipër, se pari është e nevojshme dhe urgjente braktisja e Berishës. Kështu, lindin shpresat per ta rrëzuar Edi Ramën në vitin 2025.

Artikulli paraprakNamir Lapardhaja: Basha po përgatitet për të ardhur në pushtet me mbështetje të SHBA-së
Artikulli tjetërShtyhet Revolucioni/ Deputeti i Rithemelimit: Ky është muaj festash, s’është i përshtatshëm për protesta! Poli Hoxha: Pranojeni s’u ndjekin njerëzit