Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar përmes një postimi në rrjet, lidhur me qëndrimin e banorëve të Tiranës, të cilët nuk protestojnë për mungesën e ujit.
Paloka shkruan se, qytetarët rreshtohen pas boteve me ujë të qelbur, po asnjë nuk proteston.
“Pas kësaj del Velina në TV dhe flet për çmimin e rradhës që “ka fituar” Tirana “e tij” e që është blerë në fakt me paratë që ju janë marrë kryeqytetasve prej rritjes së çmimit të ujit…”, shkruan Paloka.
Postimi nga Edi Paloka
Protestohet ne Rrembec te Korces per mungesen e ujit te pijshem…
Ne kryeqytet, ne kryeqytetin e Velines, dy muaj pa uje e pa drita…
Eshte mbushur urgjenca dhe infektivi me te semure…por nuk proteston asnje qytetar, rreshtohen pas boteve me uje te qelbur po asnje nuk proteston…
Pas kesaj del Velina ne TV dhe flet per cmimin e rradhes qe “ka fituar” tirana “e tij” e qe eshte blere ne fakt me parate qe ju jane marre kryeqytetasve prej rritjes se cmimit te ujit…