“Është në panik”, Basha komenton sjelljen agresive të Metës e Kryemadhit dhe sulmet ndaj drejtësisë: Kush ka bërë krim, s’e bën dot gjumin e qetë!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar Zona Zero, ka komentuar reagimet agresive të javëve të fundit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit dhe gjuhën e ashpër të tyre ndaj institucioneve të drejtësisë dhe kreut të SPAK.

“Kush e di se çfarë ka bërë ka arsye sot të jetë në panik. Nuk do futem në aspekte teknike hetimi, por dhe sikur mos kishim SPAK, është një aksiomë e vjetër e kriminalistikës, që kush ka kryer një krim nuk e bën gjumin e qetë.

SPAK i ka trazuar politikanët e korruptuare”, tha Basha ndër të tjera.

 

Artikulli paraprakRaporti i DASH për Kosovën: Probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit dhe korrupsionin
Artikulli tjetërPërplasi çiftin në Lezhë, policia liron djalin e Tom Doshit, pezullohet shefi i Qarkulllimit Rrugor Lezhë