Etrit Berisha, përfundimisht te Atalanta

Etrit Berisha brenda pak ditësh do të zyrtarizohet përfundimisht si një futbollist i Atalantës, duke u shkëputur nga klubi i Lacios. Futbollisti ka gati akordin me klubin e qytetit të Bergamos ku kaloi sezonin e fundit dhe parashikohet të nënshkruajë shumë shpejt një marrëveshje afatgjatë me të. Sa i përket marrëveshjes financiare për transferimin e tij nga njëri klub në tjetrin, kartoni i Berishës do të vlerësohet 5 milionë euro (nga 7 që mendohej fillimisht) dhe do të jetë pjesë e “paketës” për transferimin nga zikaltërit te klubi kryeqytetas i sulmuesit Papu Gomez.
Futbollisti, i cili pak ditë më parë bëri debutimin me kombëtaren e Argjentinës, është përforcimi që ka kërkuar trajneri Inzagi dhe falë këtij shkëmbimi që përfshin Berishën, ai do të bëhet pjesë e Lacios. Përveç kartonit të Berishës, pritet që kryeqytetasit të paguajnë edhe një shifër prej 10 milionë eurosh për lojtarin, i cili ka që tani një marrëveshje për rrogën 1,5 milionë euro në vit.

Artikulli paraprakPrapaskena Alegri
Artikulli tjetërSormani “shtyu” Ramadanin drejt Danimarkës