Në kulmin e debatit për Reformën në Drejtësi, ku mazhoranca po përpiqet me të gjitha mënyrat të miratojë draftin e njëanshëm, eurodeputetët i kërkojnë mazhorancës të kalojë këtë reformë, si dhe çdo reformë tjetër me konsensusin e opozitës. Dy eurodeputetët sllovenë Tanja Fajon dhe Ivo Vajgl kanë bërë thirrje për t’i dhënë një shtysë miratimit të Reformës në Drejtësi, duke thënë se Shqipëria ndodhet në një moment kyç në vazhdimin e rrugës evropiane. “Kjo është një reformë shumë e rëndësishme për Shqipërinë, do të sjellë shumë ndryshime dhe ky është momenti kyç për ta shtyrë përpara këtë reformë”, ka thënë Tanja Fajon duke folur për “SYRI.net”. Eurodeputetja theksoi se qëndrimi i bashkuar i opozitës dhe qeverisë në angazhime të tilla shtetërore është jetësor. “Besoj qeveria shqiptare dhe opozita do e gjejnë një zgjidhje, tha ajo, ne do ju japim të gjithë mbështetjen e nevojshme dhe kemi besim të madh se do ia dilni”. “Unë mendoj se të gjitha vendimet e rëndësishme në çdo shtet apo të gjitha reformat e nevojshme për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian duhen të arrihen si bashkëpunim i opozitës me qeverinë, duke përfshirë sigurisht edhe shoqërinë civile”. Në kuadrin e përpjekjeve për miratimin e Reformës shqiptare në Drejtësi ka reaguar edhe europarlamentari slloven Ivo Vajgl, i cili ka vënë theksin te bashkëpunimi qeveri-opozitë si çelësi për zgjidhjen e situatës. Duke folur për “SYRI.net” shprehet: “Unë e theksoj gjithmonë në të gjitha vendet ku kam qenë qoftë si gazetar, parlamentar apo në pozicione të tjera se përgjegjësia e një shteti, e çdo shteti, shtrihet midis qeverisë dhe opozitës”, shprehet ai. Ai ka deklaruar se gjendja e bashkëpunimit, demokratike dhe jetësore për çdo shtet është e bërë nga njerëz të përgjegjshëm, ku disa qeverisin dhe pjesa tjetër janë në opozitë. “Unë mendoj se të gjitha vendimet e rëndësishme të çdo shteti apo të gjitha reformat e nevojshme për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian, duhen të arrihen si bashkëpunim i opozitës me qeverinë, duke përfshirë sigurisht edhe shoqërinë civile”, tha ai.
Kryesore
Continue to the categoryBasha: Dera e Demokratëve Euroatlantikë mbetet e hapur për çdo faktor...
Në një intervistë për televizionin MCN, Lulzim Basha theksoi se dera e Demokratëve Euroatlantikë mbetet e hapur për çdo individ apo faktor politik që...