Eurodeputetja Arba Kokalari zgjidhet zëvendëspresidente e PE për Partitë Popullore

Shqiptarja e parë eurodeputete Arba Kokalari zgjidhet zëvendëspresidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore.

Këtë lajm të rëndësishëm, ajo e ka bërë publik në profilin e saj në rrjetet sociale, ku njofton se do të jetë gjithashtu raportuesja përgjegjëse që do të udhëheqë punën e BE-së për Stambollin”, ka shkruar në Facebook.

Arba Kokalari, 32 vjeçe nën programin e partisë “Moderata” arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament.

Ajo ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986, më pas bashkë me prindërit, motrën dhe vëllain emigruan drejt Suedisë.

Arba është mbesa e Musine Kokalarit, vajzës së bukur me beretë të bardhë, jeta e të cilës u shkatërrua nga sistemi komunist.

Në vitin 1981 u sëmur me kancer dhe dy vjet më vonë u largua përgjithmonë nga jeta. Asaj nuk iu dha as mundësia për t’u kuruar në spitalin onkologjik.

 

Artikulli paraprakPse Rama kërkon me çdo kusht një ‘marrëveshje’ me Lulzim Bashën?
Artikulli tjetërUa mbyllin shkollën me moton “ikni nga Shqipëria se këtu nuk jetohet! Nxënësit dalin në protestë