Eurodeputetja: Parlamenti europian sapo ka kaluar rezolutën, Shqipëria të llogarisë viktimat e komunizmit…

Inese Vaidere, deputete në Parlamentin Europian, ka folur sot nga Shkodra për nevojën që ka Shqipëria për të dënuar krimet e regjimit totalitar në Shqipëri dhe ballafaqimin me atë periudhë, që nuk ëhstë e lehtë.

“Parlamenti europian sapo ka kaluar rezolutën që lidhet me krimet e sistemeve totalitare dhe nuk ishte një proces i lehtë. Nuk ishte proces i lehtë. Por është e domosdoshme që të ketë një përllogaritje të humbjeve njerëzore nga sistemet totalitare.

Në vendin tim e kemi bërë dhe kemi një përllogaritje të viktimave nga fashizmi apo nazizmi dhe Shqipëria duhet të llogarisë dhe ballafaqojë shifrat e viktimave të komunizmit.

Nuk është e lehtë, edhe në Bashkimin Evropian në parlament kishte zëra kundër dhe kjo është e paimagjinueshme. Kjo ekspozitë është e jashtëzakonshme, këto janë fytyrat e vuajtjeve të komunizmit dhe unë do t’i marr me vete dhe do t’i dërgoj në Parlamentin Evropian”, tha Vaidere.

Artikulli paraprakKonsistenca amerikane dhe pabesia e Tiranës zyrtare
Artikulli tjetërIrani përjashton mundësinë e bisedimeve me SHBA