Vendet evropiane, që janë nënshkruese të marrëveshjes bërthamore me Iranin, i bën thirrje Teheranit të tërhiqet nga hapat e fundit për të rritur nivelin e uraniumit të pasuruar.
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar më 9 korrik, Gjermania, Britania, Franca dhe Bashkimi Evropian shprehën “shqetësim të thellë se Irani nuk po përmbush disa nga angazhimet e tij, sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015”.
Irani njoftoi më 8 korrik se kishte pasuruar uraniumin, përtej nivelit të pastërtisë prej 3.67 për qind, të lejuar sipas marrëveshjes, duke kaluar nivelin 4.5 për qind.
Nënshkruesit evropianë të marrëveshjes, gjithashtu u bën thirrje të gjitha palëve “të veprojnë me përgjegjësi drejt uljes së tensioneve të vazhdueshme”.
Me marrëveshjen e vitit 2015, Irani ka kufizuar aktivitetin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
Por, në maj të vitit të kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga marrëveshja duke thënë se kushtet e saj nuk ka kanë qenë të ashpra mjaftueshëm, sa për ta penguar Iranin nga krijimi i armës bërthamore.
Që atëherë, SHBA-ja ka rikthyer sanksionet kundër Iranit.