EUROSTAT/ Fuqia blerëse e shqiptarëve më e ulëta në rajon, thellohet diferenca me vendet e tjera. Si po reagon qeveria?

Mirëqenia e shqiptarëve është më e ulëta në rajon edhe pse ekonomia jonë tregojnë shifrat zyrtare ka një rritje më të madhe se vendet e tjera. Publikimi i fundit i Eurostat tregon se Shqipëria vijon të mbetet e fundit në Europë, si për të ardhurat për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, ashtu dhe për të ardhurat në raport me fuqinë blerëse. Ndërkohë që Shqipëria ka bërë shumë pak për të mbrojtur rënien e fuqisë blerëse, nga rritja e çmimeve, përmes ndoshta politikave të gabuara fiskale që shpesh shkojnë në favor të shtresave të favorizuara politikisht dhe ekonomikisht, duke e lënë pjesën tjetër të popullatës në varësinë dhe mëshirën e tyre. Çka shpjegon në fund të fundit edhe fluksin e emigracionit masiv.

Gjë që dëshmon  se Shqipëria vijon ta ketë të humbur garën për rritjen e mirëqenies së qytetarëve të saj. Të ardhurat për frymë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto ishin sa 34% e mesatares së Bashkimit Europian. Ndonëse në rritje me tre pikë përqindje në raport me vitin e kaluar, sërish Shqipëria është e fundit në Europë dhe në rajonin e Ballkanit.

Nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 50% të mesatares europiane, e ndjekur nga Serbia me 44%, Maqedonia e Veriut me 42% dhe Bosnje-Hercegovina me 35%, ndërsa të dhëna për Kosovën nuk raportohen.

Përveçse me Bosnjën, diferenca në të ardhura me vendet e tjera të rajonit është thelluar, duke treguar për një zhvillim më të qëndrueshëm të shteteve fqinjë, që kanë arritur të përmirësojnë me ritme më të shpejta mirëqenien e qytetarëve të tyre.

Vendet e Bashkimit Europian, me nivelin më të lartë të konsumit individual, janë Luksemburgu, Norvegjia, Austri dhe Gjermania, ndërsa më të ulet se mesatarja e BE, e kanë bullgari, Hungari dhe Kroaci.

Fuqia blerëse e qytetarëve

Mesatarja e BE                   100%

Mali i Zi                               50%

Serbi                                    44%

Maqedonia e Veriut             42%

Bosnje-Hercegovina            35%

Shqipëri                              34%

Exit mobile version