Evakuim masiv pas zjarrit në një depo municioni në Ukrainë

epa05865374 A huge cloud of smoke with fire billowing from the site of an ammunition depot of the Ukrainian Armed Forces, near the city of Balakiya, Kharkiv area, Ukraine, 23 March 2017. A fire reportedly broke out overnight 23 March causing the ammunition at the storage site to detonate. Some 20,000 people were reportedly evacuated from the territory in a circle of about 20 kilometers of diameter. EPA/PAVLO PAKHOMENKO

Një depo municioni pranë qytetit Karkiv të Ukrainës është përfshirë nga flakët.
Disa shpërthime janë dëgjuar po ashtu, duke bërë që mijëra njerëz të evakuohen.
Kryeministri Volodymyr Hroysman tha se shpërthimi ka ndodhur në depon e bazës ushtarake në Balaklia, pranë Karkivit dhe rreth 100 kilometra larg vijës së frontit në konfliktin midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro rusë.
Kryeprokurori ushtarak, Anatoliy Matios, shkroi në Facebook se hetuesit në vendin e ngjarjes besojnë se zjarri dhe shpërthimet e mëvonshme janë “rezultat i sabotimit”.
Zyrtarët nuk thanë menjëherë nëse ka viktima nga incidenti.
Ata thanë se rreth 20,000 banorë të zonës janë duke u evakuuar.
Depoja, e cila posedon mijëra tonelata municion, përfshirë artileri dhe raketa, përdoret për të furnizuar forcat e Ukrainës.

Exit mobile version