Evenimenti i 33-vjetorit të themelimit të PD-së, një festë ku mbizotëroi arsyeja, reflektimi dhe politika

Një festë e vërtetë, një entuziazëm i jashtëzakonshëm dhe një sallë e tejmbushur me mbështetës dhe simpatizantë, ishte aktiviteti i 33-vjetorit të themelimit të PD-së, mbajtur në Pallatin e Kongreseve.

Mes themeluesve dhe firmëtarëve të orëve të para, një vend të veçantë zunë të rinjtë dhe të rejat, djem dhe vajza të shkolluar dhe të përkushtuar ndaj profesioneve të tyre dhe ndaj vendit.

Mesazh ky që Partia Demokratike do t’i ketë pjesë të aksionit dhe të përkushtimit të saj në të ardhmen të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi.

Vetë Basha ka pasur kohët e fundit shumë takime me grupe të rinjsh dhe ka shprehur përkushtimin e tij për të bërë gjithçka që të rinjtë dhe të rejat të mos largohen nga vendi i tyre, por të japin kontributin e tyre në Shqipëri.

Diaspora, shtresa e ish-pronarëve dhe të përndjekurve politik zunë, po ashtu, një vend të veçantë në këtë aktivitet.

Si rrallëherë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nuk foli përpara sallës, por në mesin e tyre, si për të dashur të japë një mesazh politik, se koha e mbizotërimit të liderit absolut në këtë parti ka marrë fund dhe ai e ndjen veten si të barabartë mes të barabartëve.

Në dallim nga Kongresi i PS-së apo Kuvendi i “Rithemelimit”, ku dukej se ishin mbledh të gjithë të çmendurit e vendit dhe po shpëtonin Shqipërinë nga një komplot anglo-amerikan në bashkëpunim me agjentët e imperializmit të punësuar në SPAK, ky përvjetor i PD-së ishte më shumë se sa festë, pa të bërtitura dhe akuza, sulme, linçime, sharje dhe kërcënime.

Për herë të parë kemi parë një evendiment të këtyre përmasave me kaq estetike, ku forma dhe përmbajtja harmonizoheshin në mënyrë të shkëlqyer.

Sot pamë një PD tjetër, të re, ku lideri nuk sulmon, por shtrin dorën, nuk hedh baltë, por artikulon ide, nuk linçon, por mbështet, nuk shpall armiq, por krijon ura mbështetjeje dhe bashkëpunimi me aleatët dhe partnerët.

33-vjetori i themelimit të PD-së ishte një festë e vërtetë e njerëzve të lirë dhe pa ngarkesa dhe mpirje truri nga ideologjia e mbrapshtë.

Sot ia vlejti festa, nga nesër fillon puna./ NL

FB IMG 1702317846904 1

FB IMG 1702317841669

FB IMG 1702317846904

FB IMG 1702317849304

Artikulli paraprakKërkesa e SPAK për masë të re sigurie ndaj ish-kryeministrit/ Nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, te heqja e imunitetit, afatet për rastin ‘Berisha’
Artikulli tjetërMuret të lyer me benzinë/ Pamjet nga banesa që iu vu flaka në Berat, si shpëtoi i moshuari