Patrice Evra rinovon zyrtarisht deri në vitin 2017-të me Juventusin. 35-vjeçari e ka zgjatur edhe për një tjetër sezon kontratën e tij me klubin bardhezi, pasi ka pranuar ofertën që i kanë bërë drejtuesit e kampionëve të Italisë. Pas dy titujve kampion dhe 2 Kupave të Italisë, Evra, do të synojë të fitojë të tjerë trofe me fanellën e Zonjës së Vjetër. Ishte vetë klubi i Juventusit me një komunikatë në faqen zyrtare që bëri të ditur zgjatjen e bashkëpunimit me mbrojtësin francez. Në marrëveshjen e re të nënshkruar nga palët ekziston edhe një klauzolë për zgjatjen edhe me 1 tjetër vit të kontratës. Me mbërritjen te Juventusi në vitin 2014 pas një karriere brilante në radhët e Manchester United, Patrice Evra, ka zhvilluar në total 69 ndeshje me skuadrën bardhezi gjatë këtyre dy sezoneve, duke fituar edhe 5 trofe.
Kryesore
Continue to the categoryFestivali i arkitekturës/ Musai: Akt i mirëfilltë teatral. Po përdoret për...
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...