Evropa duhet të forcojë kapacitetet e saj ushtarake, por nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen

Evropa duhet të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse dhe ushtarake. Por si duhet të financohen këto shpenzime? Sugjerimet janë të ndryshme.

SHBA mban deri tani pjesën më të madhe të kostos së financimit të NATO-s, një aleancë ushtarake që bashkon 32 vende. Dhe siguria evropiane varet nga ushtarët amerikanë dhe armët e tyre në masë të madhe – domethënë nga aftësitë speciale ushtarake që evropianët nuk i kanë ende në dispozicion. Për shembull, në transportin ajror të tankeve apo trupave, por edhe të zbulimit dhe vëzhgimit satelitor.

Që evropianët të jenë në gjendje të mbrohen kundër Rusisë pa mbështetjen amerikane, do të nevojiten 250 miliardë euro shtesë çdo vit (përveç shpenzimeve ekzistuese të mbrojtjes dhe armatimeve), sipas Institutit Bruegel me qendër në Bruksel dhe Institutit Kiel për Ekonominë Botërore. Konkretisht bëhet fjalë për 50 brigada me gjithsej 300 mijë ushtarë dhe 3.400 tanke të reja. Për krahasim: dërgimi i një brigade të re të vetme në Lituani (me rreth 5.000 ushtarë) e solli Bundeswehrin gjerman në kufirin e kapaciteteve ekzistuese.

Evropa me dy shpejtësi?

Presidentja eKomisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të propozojë këtë javë një “zbutje” të rregullave strikte në lidhje me masën maksimale të borxhit kombëtar, që është përcaktuar me Traktati i Mastrihtit. Konkretisht, kjo do të thotë që qeveritë e vendeve anëtaremund të investojnë miliarda euro shtesë në tanke, avionë luftarakë ose municione, pa llogaritur këto investime në deficitin e lejuar të parashikuar nga Traktati i Mastrihtit.

Kancelari Olaf Scholz e mbështet këtë propozim, i cili është në përputhje me qëndrimin e shpallur gjerman se mbrojtja duhet të mbetet në juridiksionin e autoriteteve kombëtare, pra që shpenzimet për armatim të financohen nga buxhetet e shteteve anëtare.

Për të përshpejtuar bashkëpunimin e sigurisë në Evropë, Qendra e Politikave Evropiane (EPC) me qendër në Bruksel sugjeron që 27 vendet e BE-së nuk duhet të përpiqen shumë për të arritur në vendime unanime, por në vend të kësaj që ato vende që duan ta bëjnë këtë duhet të ecin përpara më shpejt. Në këtë “koalicion të vullnetarëve”, siç thuhet, duhet të përfshihen edhe vendet që aktualisht nuk janë anëtare të Unionit, si Britania e Madhe apo Norvegjia.

Këto vende do të paguanin para në një fond të përbashkët (Fondi Evropian i Financimit të Sigurisë), dhe me fondet e përbashkëta, siç u tha më tej, mund të arrihet “efekti i levës financiare”. Duke bashkuar forcat, ne mund të marrim hua shumë më tepër sesa do të ishte e mundur me shumën e kapaciteteve tona individuale.

Borxhet e përbashkëta: po apo jo?

Exit mobile version