“Evropa duhet të luftojë për të qenë në tryezën e paqes” -Mark Rutte: Dëgjoj vende të BE që ankohen, por nuk mjafton të thuash ‘dua të jem atje’

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rrutte ka deklaruar se “Evropa duhet të luftojë për të qenë në tryezën e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës”.

 

“Vendet duhet të gjejnë ide të reja për shembull për rrjedhën e armatimeve në Ukrainë ose për trajnimin e ushtarëve”, pohoi  Mark Rutte në një intervistë të publikuar nga La Stampa.

“Dëgjoj vendet evropiane që ankohen se nuk kanë një vend në tryezën e bisedimeve. Por nevojitet një qëndrim më i pjekur, nuk mjafton vetëm të thuash ‘duhet të jem atje’ – thotë ai.

Më tej Rutte arsyetoi duke thënë: “Organizohuni, diskutoni një plan të mbrojtjes, zhvilloni një plan strategjik dhe mendoni se çfarë jeni në gjendje të bëni në të ardhmen e afërt dhe në atë moment do të ktheheni në tryezën e bisedimeve”.

Artikulli paraprakStrategjia për të mbrojtur fajësinë e një të korruptuar të veshur me pushtet
Artikulli tjetërPërse qytetarët duhet të votojnë kandidatët e Koalicionit Euroatlantikë?/ Ja përgjigjja e të riut Dorjan Ziflaj