Fabian Curri: “Nëse do ndryshim, filloje nga vetja më 11 maj!”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun e Tiranës, që përfaqëson Kavajën, Fabian Curri, ka publikuar një mesazh të qartë dhe drejtpërdrejt për qytetarët: koha për reflektim dhe ndryshim ka ardhur.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Curri thekson se ndryshimi nuk duhet pritur nga të tjerët, por nis nga vetja – në këtë rast, me votën më 11 maj. Ai bën thirrje për mbështetje ndaj Koalicionit Euroatlantik dhe liderit të tij, Lulzim Basha, duke shprehur bindjen se fitorja është e mundur.

“Nëse do ndryshim, ndryshimin filloje nga vetja më 11 Maj! Ka ardhë momenti i reflektimit! Kavaja dhe mbarë Shqipëria meriton më Shumë!”, shkruan Curri.

Mesazhi i tij vjen si pjesë e një fushate që synon të ngrejë vetëdijen qytetare dhe të rikthejë besimin tek përfaqësimi politik që punon për interesin publik.

Postim i plotë nga Fabian Curri në rrjetet sociale:

Nëse do ndryshim, ndryshimin filloje nga vetja më 11 Maj!

Ka ardhë momenti i reflektimit!
Kavaja dhe mbarë Shqipëria meriton më Shumë!

Më datë 11 maj zgjidh Koalicioni Euroatlantik!
Me Lulzim Basha do triumfojm!

#VotoNr:4️⃣
#VotoFabianCurri!

Exit mobile version