Milani ka kompletuar transferimin e pestë për këtë sezon, Fabio Borini, që premtoi se do të japë gjithçka për fanellën kuqezi. Fabio Borini ka thënë se transferimi në Milan është “ëndërr e bërë realitet dhe jam i gatshëm të bëjë gjithçka – përveçse të luaj në portë. Çfarëdo që ekipi ka nevojë. Do të mundohem të jap gjithçka për këtë fanellë”.
Sulmuesi u transferua nga Sunderlandi në formë huazimi, teksa Milani e ka obligim ta blejë atë në fund të sezonit për gjashtë milionë euro. “Jam i gatshëm të bëjë gjithçka, përveçse që të luaj në portë. Do të bëj çfarëdo që ekipi ka nevojë. Do të mundohem të jap më të mirën time për këtë fanellë. Kam mësuar shumë në Angli dhe jam gati”, tha Borini.
“Transferimi në Milan është ëndërr e bërë realitet. Tani më duhet të punoj shumë”, shtoi ai. Ky është transferimi i pestë i Milanit deri më tani, pas Mateo Musacchio, Ricardo Rodriguez, Andre Silva dhe Franck Kessie.
ndërkohë, skuadra e Romës ka filluar të bëjë lëvizje të rëndësishme në merkato, në tentativën për të ngushtuar diferencën me Juventusin, por edhe për t’u mbrojtur nga dy milanezët, të cilat po përforcohen me lojtarë cilësorë.
Rik Karsdorp, mbrojtësi 22-vjeçar holandez, është zyrtarisht një futbollist i ekipit kryeqytetas. Pasi kreu vizitat mjekësore, ai firmosi kontratën e re me klubin që e bleu nga Fejenord për 19 milionë euro (14 milionë euro të pagueshme menjëherë dhe pastaj pjesa tjetër bonuse në bazë të aktivizimit e arritjeve).
Lojtari hodhi firmën në marrëveshjen që e lidh me klubin deri në vitin 2022. “Ky është një hap i madh në karrierën time. Vij këtu me dëshirën për të realizuar ëndrrat e mia”, tha ai pas prezantimit.
Por merkatoja nuk është mbyllur këtu. Roma ka gjetur sot akordin me Olimpik Lionin për transferimin e mesfushorit Maksim Gonalons. Klubi francez kërkonte 9 milionë euro për lojtarin, i cili hynte në vitin e tij të fundit të kontratës, por në fund akordi është mbyllur për një shifër prej 5 milionë eurosh. Mesfushori do të nënshkruajë për 4 vite, me një rrogë prej 2,7 milionë eurosh në sezon.