“Facebook dhe Instagram janë të kontrollueshme”, sociologu Mërtiri: Ja pse kërkojnë të mbyllin TikTok

Sociologu Ergys Mërtiri, i ftuar në News24, ka komentuar planet për mbylljen e TikTok dhe peizazhin e rrjeteve sociale në përgjithësi.

Sipas Mërtirit, rrjete si Facebook dhe Instagram janë të kontrollueshme dhe janë përdorur si mjete propagande për axhenda pro-liberale në të shkuarën, ndërsa TikTok është më pak i censuruar.

Ai shtoi se censura në rrjetet sociale shpesh shërben për funksione politike dhe se nuk i respekton platformat sociale për këtë arsye.

“Facebook dhe Instagram janë të kontrollueshme. Unë nuk i respektoj rrjetet sociale, por TikTok është ai rrjet që është më pak i censuruari në qarkullim. Censura është në funksion politik. Facebook është përdorur si mjet propagande në funksion të axhendave pro liberale. Censura është përdorur për të goditur lirinë e shprehjes”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakEdi Rama i fali 140 hektarë tokë shtetërore biznesmenit që po bën fushatën e fshehtë të Partisë Socialiste në diasporë
Artikulli tjetërKullë 16-katëshe pas shkollës “Emin Duraku”