Kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Beratit, Fadil Nasufi, vetëm një ditë më parë postoi në Facebook një video ku shihej një kandidat i një tjetër force politike duke dhënë para, por dje ai ka bërë të njëjtin veprim, duke futur jo vetëm para në xhepat e qytetarëve, por duke i dhënë ato sheshit. Në foton e postuar në Facebook, shikohet Nasufi me një pjesëtar të komunitetit rom, të cilit i ka shkuar për vizitë dhe në tabakanë ku ndodhen dy gota shikohet një kartëmonedhë 1 mijë lekëshe. Jo se duam ta akuzojmë për ndonjë gjë Nasufin, por romit hallexhi Nasufi i ka lidhur në dorë dhe simbolin e Rilindjes. Komuniteti rom në Shqipëri në fakt, nuk është shquar si ndonjë përkrahës i ndonjë subjekti të veçantë politik, aq më pak i rilindjes dhe Edi Ramës. Por mesa duket me ardhjen e Fadilit të Beratit dhe vizionin që ka ai për shtetbërjen dhe komunitetit rom në këtë qytet i janë hapur sytë dhe kanë filluar të bredhin me simbolet e rilindjes në duar. Fadili po që di të bëjë shtet dhe sidomos ajo kartëmonedha 1 mijë lekëshe në atë tabaka e tregon më së miri këtë.
Kryesore
Continue to the categoryKrimi dhe paraja e pisët rrit me 15% çmimet e apartamenteve...
Faktorët kryesorë që do të ndikojnë te shtrenjtimi i çmimeve mbeten rritja e kostos nga pagat e punëtorëve, shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit dhe...