“Faking News”/ I arrestuari për vjedhjen e 10 milionë eurove, aktor i paguar nga kryepolici i Alizoti

Pas lajmit se, në Elbasan u arrestua një prej pjesëmarrësve në grabitjen e para tre ditëve në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ka reaguar edhe ish-Kryeministri Sali Berisha.
Ky i fundit, përmes notave të forta të ironisë dhe sarkazmës, shkruan se, personi që pretendohet se është arrestuar, do të përdoret si dëshmitar i rremë, ashtu siç ndodhi edhe me Fredi Aklizotin në rastin “Babalja”.Sipas Berishës, për këtë gjë “i arrestuari” do të marrë plot 110 mijë euro.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Breaking News!! Superlajm!!
Miq, agjensia e mirenjohur e lajmeve “Faking News” njofton se ne Elbasan ne kuadrin e operacionit te lidhur me superskandalin e vjedhjes shteterore elektorale te 10 milione eurove ne barkun e avionit, gje qe paraqiti Rinasin para mbare botes aeroportin me te pasigurt te globit, u arrestua nje person i lidhur me superskandalin, i cili ishte disi edhe si i droguar dhe sikur te ishte vella siamez me Fredi Alizotin.

Suksesi i operacionit te policise sipas Faking News beri qe i arrestuari te merret ne dorezim per trajtim te metejshem nga narkodrejtor Albert Nushi, ekspert ne fushen e trajnimit te deshmitareve te rreme dhe kryenarkodrejtor badiguardi i Eskobarit, krye ekspert per certifikimin e deshmitareve te rreme te serise F. A. (Fredi Alizoti e me siper).

Te arrestuarit pa emer por i serise F.A, vazhdon lajmi i prestigjiozes Faking News, iu gjeten 3 tenxhere me presion, nje jastek dhe dy gjyma dhe nje katruve uje dhe nje tepsi e madhe plote e perplot me euro, ne total 110 mije euro.

Faking News informon se suksesi i operacionit vazhdon.

Habere te tjera te rendesishme do ti mesoni ne darke. Faleminderit Faking News! sb

111 1

Exit mobile version