Pranë Qendrës “Kristal” Tiranë në një sipërfaqe që prej kohësh luanin fëmijët, tashmë është gllabëruar nga Bashkia për pallat banimi, edhe pse dendësia e popullsisë është tejet e lartë në atë zonë.
MIrë problem me dendësinë e lartë që nuk duan t’ja dinë, por këtu kemi të bëjmë dhe me ndryshim destiancioni.
Në Planin e Përgjithshëm Vendor të Tiranës, më 2016, zona ka qenë e cilësuar për banim, por më 2021 Erion Veliaj befas e ka kthyer këtë sipërfaqe për ndërtim për “institucion arsimor”.
Dhe më datë 30.04.2024 me vendim të Kryetarit të Bashkisë Veliaj Nr. E-17174/5 është miratuar leja e ndërtimit : për “Objekt arsimor 4, 6 dhe 8 kate me 2 kate parkim nëntokë”, në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”, Njësia Administrative nr.5, Tiranë, në pronë z. Arjan Leskaj dhe z. Artan Dulaku., me zhvillues Shoqëritë “Concord Investment” sh.p.k. dhe “MATRIX KONSTRUKSION” sh.p.k. dhe me subjekt ndërtues Shoqërinë “EDIL AL- IT” sh.p.k.
Skandali qëndron se ndërkohë që në leje ndërtimi është e cilësuar “institucion arsimor”, në Tabelën e vendosur në objektin që po ndërtohet cilësohet “objekt polifunksional”, në kontratë me blerësit është “institucion arsimor” por në fakt blerësit po e blejnë për shtëpi banimi.
Dhe qytetarët që kalojnë aty dhe lexojnë tabelën e janë të interesuar për shtëpi i drejtohen firmës ndërtuese.
Sipas përfaqësuesve ligjorë të firmës, leja është dhënë për “institucion arsimor” por ndryshimi i destiancionit do të ndodhte më vonë.
Dhe kjo do të thotë që do të bëhet nga vetë blerësit përmes procedurave që kanë kosto të lartë.
Ndërkohë që bazuar në vetë lejen e ndërtimi të dhënë nga Veliaj, kjo ndërtesë për institucion arsimor e cila është e paqartë se çfarë nënkupton shkollë apo kopsht, i është dhënë privatit pa tenderim në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga Kryetari Bashkisë dhe në konflikt interesi, pasi ndërtuesit janë dhe pronarë toke.
Ndërkohë që, ndërtimi i një institucioni arsimor është përgjegjësi e Bashkisë.
Erion Veliaj prej vitesh mburret me shkollat që ka shembur, të cilat nuk “dihen” pse janë shembur, por një gjë është e qartë si drita e diellit: oborret e shkollave janë gallbëruar për metër ndërtim duke ulur standartin e një shkolle dhe mendësia brenda shkollave është e një “kazerme ushtarake”, vetëm në klasë është hapsira që qëndrojnë e mësojnë nxënësit, asnjë ambjent tjetër nuk është ndërtuar për ta përveç klasave.
Kjo është qasja e Erion Veliajt për shkollat, pasi halli nuk është investimit në cilësi po i përfitimit përmes skemave mafioze.
Dhe ky është një nga skandalet që e nxjerr zbuluar këtë Kryetar Bashkie që sot është në dyert e SPAK-ut.
Përdor emërtimin “institucion arsimor” edhe pse në një sipërfaqe që nuk e justifikon këtë, ndërkohë që ia jep privatit për pallat, edhe pse dendësia e popullsisë dhe ndërtesave është mbytëse në këtë zonë, edhe pse ia kufizon ajrin dhe ndikon në shëndetin e banorëvë.
Ky është Erion Veliajt i Bashkisë Tiranë që si vetë dhe kupolën drejtuese e ka para drejtësisë./alfapress.al