Ish-Kryeministri Berisha ka bërë publike fakte të reja në lidhje me çështjen e ‘Toyotat Yaris’ ku u gjetën 3. 4 milionë euro.
Ish-Kryeministri shkruan në një postim në Facebook se, Taulant Balla kërkoi të japë 2 milionë euro një këshilltari socialist nga Hasi me qëllim që ai t’ju kërkonte kushërinjve të tij në Belgjikë, që të bëheshin pronarë të parave.
Denoncimi i ish-kryeministrit Berisha
Denoncohen veprime të reja të Tualant Yaris/Gjura/Jashari/Balla për fshehje gjurmësh!
Balla ofron shitësve të makinave 2 milionë euro për mbylljen e aferës se tij Toyota Yaris
Qytetari dixhital denoncon:
– Taulant Yaris, pritesi i 5 milion eurove me Yaris nga te cilat 1.5 milione i vodhi policia pas zbulimit te tij per te fshehur gjurmet, veproi si vijon:
– Kerkoi nga nje keshilltar socialist nga Hasi qe t’ju kerkonte kushurinjve te tij shitesve te makinave ne kufirin midis Belgjikes dhe Gjermanise qe te pranonin se parate me Toyota Yaris i kishin nisur ata.
– Keshilltari socialist refuzoi kategorikisht te kryente kete detyre te piste. Pas refuzimit te tij,
– Taulant Yaris i nisi per ne vendbanimin e dy vellezerve nga Hasi, qe ishin dhe shitesit direkt te makinave Toyota Yaris. Te derguarit e Taulant Balles u propozuan shitesve te makinave se ne rast se do pranonin te deklaronin se parate jane te tyre, atehere Balla do paguante gjoben qe parashikon ligji gjerman per nje akt te tille dhe do ti shperblente me 2 milion euro per sherbimin e tyre. Vellezerit hasjane refuzuan ne menyre kategorike oferten kriminale te Balles, per te cilin ekzistojne pergjime qe e lidhin koke e kembe me parate e droges te aferes Toyota Yaris! sb