Faktet në një video, PD: Ja si mashtroi Edi Rama fermerët për 7 vjet

Edi Rama i ka mashtruar fermerët në 2017 kur u premtoi mbi 230 milion dollarë subvencione. Ai i mashtron sërisht, sot, teksa premton miliona të tjerë.
 
Fshatrat shqiptare anembanë vendit po braktisen masivisht për shkak të mungesës së investimeve në infrastrukturë, për shkak të mos respektimit të punës e djersës së fermerit shqiptar, të cilët marrin ndihmën më të vogël në rajon, në disa raste dhe më pak se Kosova.
 
Fermerët vuajnë për të gjetur treg, vuajnë kostot e naftës më të shtrenjtë në Ballkan. Ata ndihen të braktisur nga një qeverisje e korruptuar që mbështet shpesh herë konkurrencën e pandershme të importuesëve klientelistë.
 
Toka shqiptare për të është e mirë vetëm nëse punohet për të rritur drogë e larguar rininë nga vendi. Premtimet e tij 3D, apo me shifra marramëndese janë e njëjta propagandë e zhurmshme që dëgjojmē prej 8 vitesh.
 
https://www.facebook.com/akilkraja/videos/648310359164308
Artikulli paraprakMaskat me detyrim/ Mjeku: Shqiptarët ja morën dorën Ramës që nxjerr “ligje” nga Facebook-u…
Artikulli tjetërSpahia: Mjekët lihen pa rroga, tallja e madhe e Edi Ramës me ta!