Është e bujshme ajo që ndodhi në Coliseo Bicentenaro të Kolumbisë dhe mund të konsiderohet padyshim si surpriza më e madhe e Botërorit të Futsal. Kampionët e Brazilit u eliminuan nga Irani. Aventura e Selecaos u mbyll kështu në 1/8, por mbi të gjitha kjo ishte ndeshja e fundit e karrierës me fanellën e Kombëtares për Alessandro Rosa Viera, që njihet më shumë me emrin Falcao. Çdo gol i tij është një spektakël, por kampioni nuk arriti të mbante lotët. Kundër Mozambikut kishte thyer rekordin e Tobias, duke i bërë me 45 gola shënuesi më i mirë i historisë së Botërorëve. Gjatë ndeshjes me Iranin që në kohën e rregullt u mbyll në barazim 4-4 ja doli të shënonte edhe një tregolësh, duke shkuar në kuotën 48, por shtylla e goditur në 11-metërshin e Arit, çoi në delir Kombëtaren e Iranit që në çerekfinale do të përballet me Paraguajin.
Eliminimi i Brazilit i shkon për shtat padyshim Spanjës që është në të njëjtin krah të tabelës, gjatë natës mposhti 5-2 Kazakistanin edhe pse në një ndeshje të vuajtur, pasi pjesa e parë kishte përfunduar në barazim 1-1 dhe në çerekfinale do të përballet me Rusinë. Avancon edhe Portugalia që u imponua bindshëm 4-0 ndaj Kosta Rikës.