Bashkia e Kukësit iu përgjigj në mënyrë ironike, akuzave të kryeministrit Edi Rama dhe etiketimeve të tij ndaj bashkive të djathta, duke theksuar se po përpiqet të “sfumojë me çdo kusht protestën e studentëve”.
Sipas deklaratës, së kryebashkiakut Bashkim Shehu, qytetarët e Kukësit kanë vuajtur më shumë se çdo kush tjetër padrejtësisë e qeverisë.
“Kukësi nuk ka tashmë studentë, sepse ju zt. Kryeministër e mbyllët Filianin e UT-së, duke detyruar qindra të rinj të braktisin auditorët nga pamundësia ekonomike e të ikin jashtë vendit. Populli i Kukësit e ka dhuratë aeroportin dhe ju e gënjeni çdo ditë që do të hapet. Zoti Kryeministër merr shembull nga Bashkia e Kukësit, që megjithëse e varfër në maksimum, ka 3 vite që e trajton me bursë 100% të studentëve aplikonte të Kukësit”, thuhet në reagimin e kryabashkiakut.