Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social facebook, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka uruar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“17 shkurti i vitit 2008 është padyshim një nga ngjarjet më të rëndësishme për shqiptarët që kurorëzon sakrificën shekullore të gjysmës së kombit për liri dhe pavarësi.” – shkruan kreu i PD-së, Basha.
“Jemi krenarë për zhvillimin dhe progresin që Kosova ka arritur në këto 16 vite. Ajo sot ka ende sfida përpara, por jam i bindur se me vendosmërinë, përkushtimin dhe pjekurinë e lidershipit politik të Kosovës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e partnerëve strategjikë, SHBA, BE, Britanisë së Madhe, do t’ia dalë me sukses për të ndërtuar një shtet të fortë, të zhvilluar dhe të integruar në institucionet ndërkombëtare dhe euroatlantike.” – vijon më tej ai.
“Jam i lumtur për çdo ditë që ia kam dedikuar çështjes së Kosovës dhe falenderoj Zotin që ma ka dhënë mundësinë për ta bërë këtë edhe si një amanet i përcjellë brez pas brezi, sikundër sa të kem forcë dhe mundësi do të jem në krah të Kosovës për të ndihmuar në suksesin e saj.” – përfundon reagimin e tij kryedemokrati Basha.
Më poshtë reagimi i plotë:
Gëzuar Pavarësinë Kosovë!
17 shkurti i vitit 2008 është padyshim një nga ngjarjet më të rëndësishme për shqiptarët që kurorëzon sakrificën shekullore të gjysmës së kombit për liri dhe pavarësi.
Në këtë ditë të çmuar kujtojmë me nderim dhe respekt të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre, komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, arkitektin e pavarësisë presidentin Ibrahim Rugova dhe mijëra bij e bija të Kosovës që sakrifikuan jetën e tyre për liri.
Jemi krenarë për zhvillimin dhe progresin që Kosova ka arritur në këto 16 vite. Ajo sot ka ende sfida përpara, por jam i bindur se me vendosmërinë, përkushtimin dhe pjekurinë e lidershipit politik të Kosovës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e partnerëve strategjikë, SHBA, BE, Britanisë së Madhe, do t’ia dalë me sukses për të ndërtuar një shtet të fortë, të zhvilluar dhe të integruar në institucionet ndërkombëtare dhe euroatlantike.
Kjo është një ditë shumë e veçantë edhe për mua personalisht dhe atë pjesë të familjes time që si mijëra të tjera u dëbuan nga trojet e tyre. Jam i lumtur për çdo ditë që ia kam dedikuar çështjes së Kosovës dhe falenderoj Zotin që ma ka dhënë mundësinë për ta bërë këtë edhe si një amanet i përcjellë brez pas brezi, sikundër sa të kem forcë dhe mundësi do të jem në krah të Kosovës për të ndihmuar në suksesin e saj.
Gëzuar Kosovë e shtrenjtë! Gëzuar shqiptarë kudo në botë!