Familja e Charles de Gaulle i dhuron shtetit francez dorëshkrimin e Apelit të vitit 1940

Familja vendosi gjithashtu të dhurojë “gati 1,300 dokumente të shkruara me dorë ose të shtypura në makinë shkrimi të Gjeneralit de Gaulle”, i cili vdiq në vitin 1970, tha Artcurial.

Dorëshkrimi i Apelit, të cilin ai e dorëzoi nga Londra më 18 qershor 1940 , nëpërmjet BBC-së, ishte ekspozuar për herë të parë para këtij ankandi, por nuk ishte në dispozicion për shitje.

Dy fletët me dy anë, me shumë korrigjime të shkruara me dorë, fillimisht u mbajtën nga Yvonne de Gaulle , gruaja e gjeneralit, dhe më pas kaluan nëpër kasafortat e bankave.

Charles de Gaulle , i cili ishte graduar gjeneral gjatë luftimeve kundër pushtimit gjerman që filluan në maj 1940, fluturoi nga Franca për në Angli më 17 qershor, duke kundërshtuar zgjedhjen e Philippe Pétain si kreu i qeverisë së Francës së pushtuar nga nazistët dhe idenë e një armëpushimi.

Më 18 qershor, në orën 6:30 pasdite, ai u bëri thirrje të gjithë francezëve që kishin bërë të njëjtën zgjedhje ta ndiqnin atë dhe në një fjalim të zjarrtë tha: “‘Çfarëdo që të ndodhë, flaka e rezistencës franceze nuk duhet dhe nuk do të shuhet’”.

Artikulli paraprakVonesat e fluturimeve, shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin
Artikulli tjetërShpopullimi i Shqipërisë/ “Barra” e turistëve, nuk ka kush t’u shërbejë