“Familja është gjithçka, pa të nuk ka asgjë”/ Zekthi: PD është e vetmja parti që ka një plan që prek në zemër hallet e familjeve shqiptare

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

Fitim Zekthi, anëtar i Kryesisë së PD:

Sot në Shqipëri ekzsitojnë dy botë. Një botë është ajo e atyre që jetojnë në mjerim, që nuk ushqehen dhe nuk mjekohen dot, që braktisin nga sytë këmbët vendin dhe një botë tjetër ajo e kryeministrit Rama që flet per investime dhe zhvillim, që mban takime në stadiume të botës. Bota e Ramës jeton në spektaklin që krijon, në realitetin që shpik. Bota e familjeve shqiptare jeton vuajtjen e lënies në harrese dhe te mjerimit.

Partia demokratike e Shqipërisë është e vetmja në mes të këtij konvulsioni politik që ka kapur botën 33 vjeccare të të korruptuarve që ka një plan që prek në zemër hallet e familjeve shqiptare.
Ajo e di se vendi po shkon në një rrugë të lemerishme! Familjet shqiptare po përjetojnë ditë të rënda mes varfërisë që thellohet dhe emigrimit përcëllues që po djeg brezni të tëra.
Partia demokratike e Shqipërtisë e di se një shoqëri nuk mund të jetë kurrë mirë kur familja është keq, kur fëmijët nuk vishen, nuk ushqehen, dhe nuk shkollohen në mënyrën e duhur. Partia demokratike e di shumë mirë se një shoqëri nuk mund të jetë kurrë mirë kur prindërit rropaten gjithë ditën në punë apo emigrim për pak para për bukë, për pak para për strehë dhe për para që të mbajnë gjallë frymën e fëmijëvë dhe të familjes. Partia demokratike e di se një shoqëri nuk mund të jetë kurrë mirë kur 700 mijë pensionistët, qindra mijëra prindër dhe gjyshër nuk blejnë dot ilaçet, nuk nuk blejnë dot ushqimet dhe jetojnë në pezm dhe mjerim.
Partia demokratike e ka një kollonë të pashkulshme çështjen e familjes, të fëmijëve dhe të pensionistëve. Për familjet e reja, që janë qeliza dhe garancia e vetme jo thjesht e vijimësisë së familjes por e vijimësisë sonë kombëtare do të ketë një ndihmë prej dy milionë lekësh për fëmijën e parë dhe për fëmijën e dytë. Për fëmijën e tretë kjo shifër do të dhjetëfshohet dhe do të jetë 20 milionë lekë. KJo masë ndodh për herë të parë dhe kjo do të jetë pika e kthesës në përtëritjen tonë.

Pensionet do të rriten të paktën 5% në vit. Pensionet do të indeksohen me dyfishin e vklerës së inflacionit ccdo vit. Për pensionet e ulëta, ato të bukës së gojës dhe ilaçeve, do të ketë një bonus të përhershëm, periodik prej 250 mijë lekësh. Skema e pensioneve do të bëhet më e fortë duke rritur më shumë deklarimet e sakta të pagave dhe numrin e të punësarve.
Politikat e forcimit të familjes, dhembshuria për të dobëtin]\
janë jetike, janë në and-në e të djathtës dhe të kombit
Jemi në zgrip të një krize shumë më të madhe që mund ta kapë dhe shkatërrojë vendin. Familja është gjithçka, pa të nuk ka asgjë. Çdo sakrificë ia vlen. Këto janë zotime serioze dhe të pandryshueshme të PD-së.

Artikulli paraprakMbështetja e kluturës dhe trashëgimisë është prioritet”/ Eralda Bano: Reformat e PD kanë qëllim forcimin e artit dhe kulturës shqiptare në çdo dimension
Artikulli tjetër“Edi Rama me mëkëmbësit e tij janë pengesë për SPAK”/Sefa: Reformat e PD mbështesin drejtësin duke eliminuar zvarritjen e qytetarëve në dyert e gjykatave