Familjarët e Arditit: Veliaj mashtron

Familjarët e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj denoncon kryebashkiakun e Tiranës si mashtrues për reagimin e tij ndaj këtij krimi. Veliaj tha në një prononcim për mediat se, Bashkia ka kontaktuar menjëherë pas konstatimit të aksidentit tragjik familjarët e viktimës gjë që është hedhur poshtë me përbuzje nga familjarët e Ardit Gjoklajt
“Ajo që ka ndodhur është e dhembshme”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës duke u solidarizuar me dhembjen e familjes Gjoklaj.
Por edhe në një moment delikat si ky, kur flitej për jetën e humbur të një adoleshenti, që punonte natën për të blerë librat e shkollës, Erion Veliaj nuk i rezistoi dot gënjeshtrës.
I pyetur nga gazetarët në studio nëse ka qenë në kontakt me familjen e 17-vjeçarit të vrarë në landfill, Veliaj pohoi se Bashkia është në kontakt me ta. Pohimi rezultoi një gënjeshtër.
Familja e Ardit Gjoklajt, pas deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj se është në kontakt me ta, u konfirmoi gazetarëve të “Publicus” pavërtetësinë e kësaj deklarate.
“Askush nuk ka kontaktuar nga Bashkia me ne”, thanë ata.
Veliaj gënjeu gjakftohtë, i ndërgjegjshëm se familjarët e Ardit Gjoklajt e dëgjojnë, pak pasi kishte shprehur dhembjen e tij për ngjarjen. Kuptohet se kryetari i Bashkisë ka një perceptim tjetër për ngjarjen.
Nëse të gjithë ndjejnë keqardhje për trupin e Arditit që aksidentohet nga makineritë e rënda, kryebashkiaku duket sikur ka një tjetër imazh në mendje: momentin kur punëtorët e arrestuar të landfillit fshehin mes plehrave adoleshentin e pajetë.

Artikulli paraprakLandfilli i vdekjes, inspektorati akuzon Veliajn: Kompania u fsheh nga Veliaj
Artikulli tjetërMaturantët drejtohen tek privati, si u mashtruan nga Rama-Nikolla