Dy mjeke të spitali të Korçës kanë përfunduar në Prokurori pasi u kallëzuan nga familjarët e një 61-vjeçareje e cila ndërroi jetë dy ditë më parë, si pasojë e një arresti kardiak.
Sipas familjarëve, dy mjeket kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor të 61 -vjeçares.
Njoftimi i policisë:
Po nga Komisariati i Policisë Korçë, u referuan materialet në Prokurori për vlerësim për shtetaset A. D., dhe G. R., të dyja mjeke në spitalin e Korçës, pasi: Familjarët e një 61 vjeçareje që humbi jetën më datë 14.08.2024, paraprakisht dyshohet si pasojë e arrestit kardiak, kanë bërë kallëzim pasi pretendojnë se mjeket kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor të 61-vjeçares.