Familjarët reagojnë pas dhunës së studentëve tek Ekonomiku, sot bojkotohet mësimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në ambientet e një godinë shtetërore në Qytetin Studenti, ku për momentin janë duke zhvilluar mësimin studentët e Fakultetit Ekonimik, pasi godina e Universitetit të tyre është në rikonstruksion e sipër.

Dy persona të paidentifikuar kanë hyrë gjatë një ore leksioni, me pedagogen Ermelinda Mulaj, “Drejtim Financiar”, dhe kanë ngacmuar pjesën më të madhe të studentëve, të vitit të tretë.

Fillimisht ngjarja ka nisur si një ngacmim në drejtim të vajzave studente, dhe më pas ka degjeneruar në dhunë fizike në ambientet e jashtme të godinës ku zhvillohen leksionet, pranë sheshit Demokracia.

Motra e një prej studentëve që ka mbetur i lënduar nga sulmi, duke rrëfyer për Faxweb.al është shprehur se të rinjtë ndihen të terrorizuar, ndërsa ditën e sotme do të ketë një bojkot të orëve të mësimit.

Për ngjarjen nuk ka ende një reagim nga ana e institucioneve, pasi policia e shtetit pretendon se nuk është përgjegjësia e saj siguria e universiteteve, dhe se kjo detyrë i takon policisë private.

I kontaktuar nga Faxneës dekani i Universitetit Ekonomik nuk ka dhënë asnjë detaj për ngjarjen, duke thënë se nuk ishte në dijeni për këtë.

Rrëfimi i motrës së një prej studentëve të lënduar

Dy studentë të paidentifikuar kanë hyrë në mesim me pretendimin se janë të dërguar nga dekani, pedagogia i ka lejuar të hyjnë në mësim kanë sharë vajzat, pas mësimit dy vetë nga klasa kanë ngritur zërin ndaj sjelljes së tyre, pasi nuk mund t’i duronin më kunjat e tyre.

Kur kanë dalë nga mësimi janë përballur me një grup 20 vetash të cilët kanë kaluar direkt në përleshje fizike, e vetmja arsye nuk duan të bëhen publike emrat është se kanë frikë mbi pushtetin e personave që fshihen pas tyre.

Një oficer i policisë gjyqësore është shprehur se, Policia e shtetit nuk ka përgjegjësi për ngjarjen, pasi Universitetet ruhen nga polici private.

Vëllai im ka qenë në spital gjatë natës, ka dëmtime në kokë dhe në trup, ka fraktura në hundë dhe në vesh, pritet që t’i bëjmë skaner, që të shohim nëse ka probleme të brendshme.

S’ka pasur asnjë ndërhyrje nga ana e pedagoges, dhe as nga ndonjë person tjetër nga stafi akademik.

auto ekonomiku1572943158

Exit mobile version