Gazetarja e kronikës së zezë, Anila Hoxha, zbulon se dhunuesi që dhunoi një grua të sëmurë në QSUT, pak ditë më parë është Ramazan Rraja, djali i xhaxhait të Rexhep Rrajës. “E moret vesh o shoke dhe shoqe?
Ai tipi qe u shfaq tek JOQ Albanja duke rrahur barbarisht nje grua quhet Ramazan Xhelal Rraja, vitlindja 1993. Eshte referuar ne gjendje te lire per hetime te metejshme ne prokurori. Miremengjes!”, shkruan Hoxha.
Video të cilës i referohet gazetarja, është publikuar 3 ditë më parë nga Jeta Osh Qef, ku dhunuesi, e rreh gruan në ambientet e spitalit dhe më pas edhe jashtë në sy të policisë. Ajo që ra në sy ishte fakti se askush nuk ka ndërhyrë për të ndihmuar gruan.