Familjet mafioze tek futbolli

Hetimi i “Dirty Soçer” dhe përfshirja e asaj që tashmë prej vitesh është organizimi kryesor kriminal në Itali (“Ndrangheta”) mund të befasojë në momentin kur shfaqet, por nuk ndodh kështu nëse bëhet një arsyetim me mendje të ftohtë. Futbolli është terren gjuetie ideale për mafien: një biznes me shumë zero që “tërheq” interesin (dhe konsensusin) e mijëra personave. Dhe organizatat kriminale janë sidomos “të vogla” dhe “kontroll konsensusi”, ashtu si disa politika. “Kooptimi i eksponentëve të kriminalitetit të organizuar në kërkim të konsesusit (disa nga të cilët të dënuar për bashkëpunim të tipit mafioz) në skuadrat e futbollit përbën një sinjal emblematik… në të njëjtën mënyrë si kuptimi i dyfishtë që këto pozicione kanë për shoqatën mafioze, duke lejuar një qasje të dorës në një kanal të pastrimit të të ardhurave nga aktivitetet kriminale nëpërmjet investimeve legale te klubet e futbollit. Veç kësaj, vjen edhe rrjedhimisht ndërtimi i një imazhi publik për të fituar mbështetjen popullore, duke pasur parasysh interesin e gjerë të ngjarjeve të futbollit”. Ky dokument është shkruar nga Drejtimi Kombëtar Antimafie në raportin e vitit 2014, i publikuar disa muaj më parë.

Eshtë i vitit 2010 dosieri i kuruar edhe nga “Libero”, “Mafiet në futboll”. Sipas artikullit riciklimi i parave bëhet me sponsorizime, ndeshje të trukuara, baste klandestine, presidentë “falso”, biznesi i madh i botës ultrase, “duart” mbi shkollat e futbollit. Klanet mafioze janë në futboll dhe shpesh “godasin” topin. Nga Lombardia tek krahina e Lacios, duke vazhduar në Kampanja, Bazilikata, Kalabri, për të prekur Pulian me dyshime edhe në Abruco. Në këtë hartë, edhe ishulli siçilian. Më shumë se 30 klane të pëfshira që kanë fije në skuadrat e futbollit të kategorive të ulëta dhe që, shpesh, i japin mundësi klubeve që s’kanë financime të tjera, të “mbijetojnë”. Për klanet, futbolli është mjet i jashtëzakonshëm edhe për të kontrolluar territorin. Duke u futur në klube, mafia arrin që të afrohet me botë të largëta si politika dhe sipërmarrja. Për bastet krijohen “join venture” mes mafies ndërkombëtare dhe klaneve lokale. E gjitha kjo është shpjeguar edhe nga Rafaele Kantone, që sot drejton ANAC, “Autoriteti Antikorrupsion”.

Tentativat – Në 2006, u bë një hetim mbi tentativën e klanit “Casalesi” për të trukuar Lacion, ndërsa po sipas dëshimeve të një të penduari, për Krotone-Juventus të po këtij viti të sipërpërmendur, në tribunë ndodheshin përfaqësues të “Ndrangheta”, por edhe nënklane si “Nicosia”, “Arena” e kështu me radhë. “Kontrolli i skuadrës së qytetit sjell shumë konsens dhe popullaritet”, shkruan Kantone.

De Rosi e Skuli – “Interesat ekonomikë në botën e futbollit dalin edhe në Mafia Capitale, me atë që “Messaggero” e cilëson si “rrjeti i biznesit në tribunë”. Për të mos folur për lidhjet, miqësinë dhe njohjet e rrezikshme që kanë dalë këto vite, nga Mikoli, tek Skuli, nipi i bosit Xhuzepe Morabito (“E di që jam nipi i tij dhe s’e mohoj kurrë. Për mua s’ka bërë asnjëherë asgjë të paligjshme”, ka thënë lojtari) dhe për ta mbyllur me Daniele de Rosin e Romës, që tregojnë se përpara dy vjetësh pati një sherr bashkë me Benatian në një lokal të Romës dhe mori në telefon Xhovani de Karlon, figurë e rëndësishme mafioze, për të mos patur probleme mbrapa me agresorët.

 

Exit mobile version