“Familjet shqiptare në udhëkryq prej keqqeverisjes së Ramës”, Basha rendit propzimet konkrete në mbështetje të familjes: Ndryshimi është në dorën tuaj më 11 maj

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, Shqipëria mbetet e fundit për të ardhurat dhe konsumin për frymë, ndërsa gjysma e popullsisë tonë jeton në rrezik varfërie.

Basha thekson se 38% e tyre nuk mund të ngrohin banesën për shkak të kostove të larta dhe të ardhurave të ulëta, norma më e lartë në Europë.

Sipas tij, kjo situata është rezultat i keqqeverisjes dhe korrupsionit të qeverisë Rama. Basha më tej thotë se programi i Demokratëve Euroatlantikë propozon masa konkrete për mirëqenien e familjes, duke përfshirë: Subvencion prej 2,000 euro për çdo bebe; 20,000 euro për fëmijën e tretë; Mbulim të plotë të interesit të kredisë së banesës për 30,000 çifte të reja.

Postimi i plotë i Bashës:

38% e familjeve shqiptare nuk ngrohin dot banesën, për shkak të kostove të larta dhe të ardhurave të ulëta. Në Shqipëri afro gjysma e popullsisë jeton në varfëri.

Udhëkryqi në të cilin ndodhet familja shqiptare për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit të qeverisë Rama, mund të lihet pas vetëm përmes votës tuaj për ndryshim më 11 maj.

Familja shqiptare meriton më shumë, dhe pesha më e madhe në familje bie mbi gratë.
Prandaj e kemi vendosur familjen në zemër të programit tonë përmes fondit për mirëqenien e familjes, përmes të cilit në propozojmë subvencione konkrete dhe të drejtpërdrejta:
✅2 000 euro për çdo bebe;
✅20 mijë euro për fëmijën e tretë;
✅Mbulim i plotë i interesit të kredisë së banesës për 30 mijë çifte të reja.
✅​Rritje e pensioneve me të paktën 20% dhe indeksimi i tyre me dyfishin e vlerës së inflacionit çdo vit;
✅​Bonus periodik prej 250,000 lekësh për pensionet e ulëta;
✅​Dyfishim i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë;
✅​Pagesa për personat me aftësi të kufizuara do të jetë 70% e pagës minimale;
✅​Statusi i jetimit do të përfshijë edhe ata që nuk kanë njërin prind.
✅​5 milion euro grant për krijimin e 1,000 bizneseve të reja nga gratë sipërmarrëse;
✅​Lehtësi për bizneset që punësojnë gra dhe vajza;
✅​Mbështetje financiare për gra dhe vajza që merren me punë artizanale ose në sektorin e bujqësisë;

Vendi ynë ka të gjithë potencialin të jetë vendi i mundësive të mëdha për çdo shqiptar: me punë dhe paga të larta

Plani i Demokratëve Euroatlantikë, i hartuar me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, i shpalosur në detaje për qytetarët e dëshmon se një qeveri e përgjegjshme mund të bëj me shumë, sepse Shqipëria meriton më shumë

Artikulli paraprakAmbasadori spanjoll flet nga Elbasani: Vota e diasporës e rëndësishme në këto zgjedhje
Artikulli tjetërZgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën