Farmacistët, protestë para Kryeministrisë

Farmacitët kanë paralajmëruar zhvillimin e një proteste sot para Kryeministrisë ku kërkojnë ndryshimin e kontratës dhe të listës së barnave për vitin 2018.
Edhe pse javën e shkuar u zhvilluan takime me Ministren Ogerta Manastirliu por edhe me Fondin e Sigurimeve, duket se palët nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët.
Urdhri i Farmacistëve ka bërë tëditur se protesta do të zhvillohet nga ora 11 deri në 13.
“Me kerkesen e te gjithe kolegeve te cilet jane skeptike mbi rezultatin pozitiv te negociatave, diten e Hene me date 14.05.2018, ne oren 11:00, ne Tirane do zhvillohet nje tubim paqesor (me bluzat e bardha veshur) perpara Keyeministrise per te kerkuar zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes se kontrates, listes dhe problemeve te tjera te sistemit farmaceutik.Gjithashtu farmacistet kane konfirmuar se nga ora 11:00-13:00, do pezullojne sherbimin ne te gjithe vendin.Grumbullimi do behet ne oren 11:00 para Hotel Tirana International” thuhet në njoftim.
Presidentja e UFSH, Diana Toma, thotë se bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm dhe çdo shqetësim duhet të zgjidhet me dialog dhe jo presion duke ju referuar shqetësimit të farmacistëve për presione nga ana e punonjësve të Fondit të Sigurimit Shëndetësor.
Farmacistët kundërshojnë listen e re të barnave të rimbursueshme, pasi sipas tyre u ka shkaktuar dëm financiar pasi disa barna që i kanë blerë më shtrenjtë, tani janë të detyruar t’i shesin me gati gjysmën e çmimit.
Lista e re e barnave solli edhe reagimin e pacientëve, duke shkaktuar konfuzion me çmimet por dhe me barnat që do të rimbursohen në këtë vit.
Sipas tabelës së miratuar janë rreth 36 barna që shtohen në listë, por duket se ka një ndryshim të ilaçeve të përfshira në të.

Exit mobile version