Deputeti i PS, Ben Blushi deklaroi nga Dibra se referendumi në PS i cili pritet të mbahet sot është një proces i manipuluar, pasi sipas tij, kutitë e votimit janë mbushur një ditë përpara zhvillimit të votimit. Sipas Blushit, në listat e votuesve nuk ka socialistë të vërtetë. Blushi u bëri sërish thirrje anëtarëve të PS-së të bojkotojnë këtë referendum dhe të japin dëshmi për manipulimin e procesit. Një ditë më parë, në një prononcim për gazetarët, në mjediset e jashtme të Kuvendit, deputeti Blushi e cilësoi “Pa-Rama Papers” referendumin e ditës së shtunë, duke sqaruar se këto janë letrat e Ramës me rezultat të trukuar. “U bëj thirrje të gjithën socialistëve në gjithë Shqipërinë që me çdo formë dhe çdo mjet që kanë, me shumë prej tyre unë kam folur në shumë rrethe dhe qytete të Shqipërisë, të bëjnë ç’është e mundur për ta monitoruar këtë referendum ditën e shtunë. Të gjejnë mundësitë për të shmangur manipulimin dhe grabitjen e këtij mandati, që nuk është i imi dhe as i askujt, është mandati i anëtarësisë së PS. U bëj thirrje të kthejnë sytë brenda kutive të votimit, sepse po përgatitet një manipulim i madh, e gjitha është manipulim”, tha deputeti Blushi. “Këto ditë po flitet shumë për të famshmin “Panama Papers”. Ky referendum është “Pa-Rama Papers”, këto janë letrat e falsifikuara nga Rama brenda PS për të grabitur një mandat. Doni fakte? Lista për delegatë u votua në fund të muajit shkurt, ju jap rastin që ka ndodhur në Pogradec, pyesni deputetët e Pogradecit nëse e pohojnë, historia është shumë e thjeshtë 400, 500, 600. Në Pogradec kanë qenë në listën e votuesve të PS 500 anëtarë, morën pjesë 400, në kutitë e votimit dolën 600 fletë votimi. Kjo është historia e votimit në PS”, tha Ben Blushi. Sipas tij, tashmë nuk është e qartë, nëse anëtarësia e PS-së është 94 mijë apo 81 mijë apo 150 mijë. Edhe deputetja siocialiste Mimoza Hafizi e quajti referendumin tentativë për të mohuar votën e anëtarëve të PS dhe mekanizëm për të hequr proçesin e zgjedhjes së kryetarit. “Në këtë kongres u vendos që data e referendumit të jetë 9 prilli në kundërshtim me të gjitha noramt e partisë dhe kodin e zgjedhjeve që përcakton se referendumet nuk mund të mbahen pas dy muaj para kongresit ose jo më parë se 2 muaj pas kongresit. Në këtë referendum është mohuar e drejta e fushatës për alternative të ndryshme. Pra është vendosur që ky referendum të zhvillohet pa asnjë fushatë në kundërshtim me të gjitha normat e një jete demokratike. Ndonëse në kodin zgjedhor është përcaktuar se në alterantivat referendare kanë të drejtë vëzhguesit e tyre në të gjitha nivelet e zgjedhjeve kjo e drejtë është shkelur sepse është mohuar e drejta e pasjes së vëzhguesve të alterantivave. Ky referendum tenton të zëvendësojë procesin e zgjedhjes së kreut të PS. Pra është një referendum që tenton ti heqë të drejtën e votës dhe kandidimit anëtarëve të PS” u shpreh Hafizi.
Kryesore
Continue to the category“Së shpejti bëjmë publik emrat e kandidatëve”, Basha: Jemi forca e...
Në intervistën për televizionin Vizion Plus, kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, theksoi se ekipi i tij në zgjedhjet e ardhshme do të...