Fasoneria kthehet në ‘vatër’ të përhapjes së koronavirusit. 7 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 ditën e sotme në Durrës, dhe bëhet e ditur se janë punonjës të një fasoneri në zonën e plazhit.
Bëhet fjalë për punonjëset e fasonerisë, të cilave iu mor tamponi një ditë më parë, pasi u identifikua një grua 41-vjeçare pozitive që punonte në këtë fasoneri.
Janë marrë 27 tampone dhe 7 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Së bashku me dy rastet aktive të raportuara më herët, 71-vjeçari dhe 41-vjeçarja, të dy banorë të Plazhit, por pa lidhje midis tyre, numri i rasteve aktive në Durrës shkon kështu në 9.
Kujtojmë se një ditë më parë u raportua për një rast të një punonjësi fasoneri të infektuar nga koronavirusi.