Nënkryetari i PD, Edi Paloka shkruan në një postim në Facebook se, fati politik i Fatmir Xhafajt është vulosur: Shqipëria do të ndahet nga njerëz si ai dhe shefi i tij.
“Fatmir Xhafaj pati sot pafytyrësinë që t’u bëjë karshillik shqiptarëve dhe opozitës. Ndaj le ta mësojë edhe një herë pse duhet të largohet:
Ai duhet të iki sepse Kuksianët që protestuan për mbijetesën e familjeve të tyre nga grabitja e qeverisë i quajti pesona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, kurse vëllain e tij trafikant ndërkombëtar droge dhe pjesëtar të një organizate kriminale të trafikut të drogës e quajti një të ri që ka bërë gabim.
Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse i vëllai i tij sot duhet të ishte i arrestuar dhe nën hetim dhe jo të ishte nisur në Itali.
Fatmir Xhafaj duhet të iki sepse vëllain e tij të dënuar nuk e dërgoi për shumë vite në Itali të bënte dënimin, por e zhduku brenda 24 orësh sa u zbulua se vazhdonte trafikun.
Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse pasuria e tij duhet të hetohet sipas Ligjit AntiMafia dhe kjo nuk mund të bëhet sa kohë ai është Ministër i Brendshëm, shefi i policëve që bëjnë h.etimin
Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse ai vetë nuk e kalon dot vetingun që ju bën policëve vartësa të tij.
Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse Shqipëria ka njerëz pa lidhje me krimin që mund t’i shërbejnë më mirë.
Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse është e turpshme dhe e dëmshme për Shqipërinë që ai të jetë Ministër i Brendshëm kur Shqipërisë i është vënë kusht për të luftuar krimin, drogën dhe korrupsionin.
Fatmir Xhafaj shpreson akoma por fati i tij politik është vulosur: Fatmir Xhafaj do të largohet nga ministër dhe nga politika. Shqipëria duhet dhe do të ndahet nga njerëz si ai dhe shefi i tij”, shkruan Paloka.